MAGAZINË /

"Zjerm"-i shqiptar i Shkodra Elektronike u rendit në vendin e 8-të në Eurovision, por me siguri e theu një rekord në votim...

Austria fitoi finalen e konkursit të 69-të në Eurovision 2025

Shkruar nga Versus

"Zjerm"-i shqiptar i Shkodra Elektronike u rendit në vendin e

Finalja e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës u mbyll me një finale spektakolare, ku Austria u shpall fituesja e madhe e konkursit të këtij viti, ndërsa Shqipëria, me Shkodra Elektronike e këngën "Zjerm", zuri vendin e 8-të.

Izraeli ndërkohë zuri vendin e dytë, ndërsa Estonia vendin e tretë. Vendi i 4-të dhe 5-të u plotësua nga Suedia dhe Italia. Vlen të theksohet se grupi shqiptar i muzikës elektronike mori shumë më tepër vota nga televotimi, por siç ndodh në Eurovision juritë votuan shumë pak këngën shqiptare dhe vetëm Franca i dha 12 pikë. Nga juritë "Shkodra Elektronike" mori vetëm 45 pikë. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. 

Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve. 

Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. 

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.

Pikët në total 218

Votimi nga publiku 173

Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë

Suedia - 3 pikë

Azerbaixhan - 0 pikë

Malta - 0 pikë

Holanda - 1 pikë

Sllovenia - 0 pike

Armenia - 0 pikë

Luksemburg - 0 pikë

San Marino - 0 pike

Ukrainë - 0 pikë

Norvegjia - 0 pikë

Austria - 0 pikë

Franca - 12 pikë

Italia - 3 pikë

Portugalia - 4 pikë

Danimarka - 0 pikë

Letonia - 0 pikë

Kroacia - 0 pikë

Irlanda - 0 pikë

Polonia - 5 pikë

Mali i Zi - 10 pikë

Greqia - 2 pikë 

Serbia - 0 pikë

Cekia - 0 pikë 

Britania e Madhe - 0 pikë

Spanja - 1 pikë

Finlanda - 0 pikë

Australia - 0 pikë

Gjermania - 0 pikë

Belgjika - 0 pikë

Izraeli - 0 pikë

Lituania - 0 pikë

Gjeogjia - 0 pikë 

Qipro - 4 pikë

Estonia - 0 pikë 

Zvicra - 0 pikë

12 pikët e jurisë shqiptare për Francën

Ndërkohë, siç shikohet nga votimi, Shqipërisë i kanë dhënë 0 pikë plot 25 vende nga 35 në garë. Në një farë mënyre Beatriçe Gjergji e Kol Laca duket se kanë "thyer një rekord", pavarësisht se kënga e tyre hyn mes këngëve më të klikuara (1.4 milion shikime për 4 ditë) në faqen e Eurovision dhe e përzgjedhur nga disa media e agjensi prestigjoze si e përzgjedhura e tyre. Por kjo pak rëndësi duket se ka patur për juritë që dukshëm kanë patur votat e tyre "politikisht" preferenciale. 


Dhjetë vendet e para të finales së madhe u formuan si më poshtë:

"Zjerm"-i shqiptar i Shkodra Elektronike u rendit në vendin e

1. Austria – 436 pikë
2. Izraeli – 357 pikë
3. Estonia – 356 pikë
4. Suedia – 321 pikë
5. Italia – 256 pikë
6. Greqia – 231 pikë
7. Franca – 230 pikë
8. Shqipëria – 218 pikë
9. Ukraina – 218 pikë
10. Zvicra – 214 pikë

Poll