
Për ironi të fatit lajmi i parë i etiketuar si i rremë nga Facebook në 2017, kishte të bënte me presidentit e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Ndërsa dje në prag të mandatit të dytë të manjatit në Shtëpinë e Bardhë dhe në një përpjekje tashmë të qartë për të ripozicionuar veten përkrah presidentit të ri, Mark Zuckeberg njoftoi një sërë ndryshimesh në politikat e moderimit të përmbatjes në platformat e tij.
Më e rëndësishmja ka të bëjë me mbylljen e programit të prezantuar tetë vjetë më parë për të frenuar qarkullimin e lajmeve të rreme në Facebook dhe Instagram , i cili u beson faqeve të informacionit të palëve të treta dhe kontrolluesve të fakteve vlerësimin e postimeve në dukje të rrreme për t’i etiketuar ato mashtruese.
Risia fillimisht do të pëfshijë vetëm Shtete e Bashkuara të Amerikës në muajt e ardhshëm për të ‘rikthyer lirinë e shprehjes’ siç argumentoi Zuckeberg në një video. Gjuha dhe konceptet e shprehura nga CEO i Facebook ndjekin ato të presidentit të ri të SHBA-së, i cili është shprehur: kontrolluesit e fakteve janë shumë të njëashëm politikisht dhe ne kemi arritur në një pikë ku ka shumë gabime dhe censurë. Dhe ne po eliminojmë një sërë kufizimesh për tema të tilla si emigracioni, identiteti gjinor.
Gjithashtu modeli i ri i paraqitur nga Zuckeberg jo rastësisht është i njejtë me atë të atë të platformës X të ish-armikut të tij, Elon Musk.
Nga ana tjetër, Evropa po vë në dyshim nëse X i respekton rregullat. Për momentin, megjithatë, Meta bën të ditur se nuk ka ndërmend të eliminojë kontrolluesit e fakteve në Evropë.
Avokati dhe eksperti dixhital Ernesto Belisario shpjegon për Corriere della Sera, sipas DSA, «platformat kanë një detyrim ligjor për të mbajtur masa efektive për të zbutur rreziqet sistematike, përfshirë dezinformimin. Çdo ndryshim i rëndësishëm në sistemet e moderimit të përmbajtjes, si eliminimi i kontrollit të fakteve nga palët e treta, duhet të vlerësohet si pjesë e vlerësimeve të detyrueshme të rrezikut. Menaxheri i platformës duhet të demonstrojë se metodat alternative të miratuara janë po aq efektive në luftimin e përhapjes së përmbajtjes mashtruese, në përputhje me detyrimet e DSA".
Për Wall Street Journal , profesori i psikologjisë në Universitetin Cornell, Gordon Pennycook, tha se "nëse hiqni kontrolluesit profesional të fakteve nga ekosistemi, gjykimet e përdoruesve të zakonshëm do të përkeqësohen ."
Sipas Walter Quattrociocchi , profesor i Shkencës dhe Kompleksitetit të të Dhënave në La Sapienza në Romë, lëvizja e Metës "fsheh një pranim të nënkuptuar: kontrollimi i fakteve nuk funksionon".
Ai shpjegoi për Corriere se, përkundrazi, «shpesh i bën gjërat më keq, duke forcuar polarizimin dhe duke konsoliduar dhomat e jehonës. Megjithatë, miliona dollarë janë shpenzuar . Platformat sociale nuk janë krijuar për të qenë mjete informacioni, por makina argëtimi. Imponimi i një modeli kontrolli nga lart nuk ka funksionuar kurrë. E vërteta, në kuptimin e saj më të gjerë, është shpesh e paqartë, kontekstuale dhe subjekt interpretimi”. Marrë nga Corriere della Sera








