MAGAZINË /

Kolegët i japin lamtumirën e fundit poetit Agim Doçit, Manjola Nallbani: Ishte unik! Zhulali: Pengu i tij...

Kolegët e poetit folën para kamerat ku shprehën vlerësimet për figurën e tij dhe kontributin që la në artin shqiptar.

Shkruar nga B.SH

Kolegët i japin lamtumirën e fundit poetit Agim Doçit, Manjola

Sot miqtë, familjarët, kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit poetit Agim Doçit.

Kolegët e poetit folën para kamerave ku shprehën vlerësimet për figurën e tij dhe kontributin që la në artin shqiptar.

Kolegët i japin lamtumirën e fundit poetit Agim Doçit, Manjola

Kompozitori Edmond Zhulali u shpreh se Agimi ishte njeri i rrallë dhe se koha që kaloje më të ishte e jashtëzakonshme.

“Ne jemi ata që bashkojmë njerëzit. Agim ishte njeri i rrallë. Koha që një njeri i takonte të konsumonte me Agimin ishte e jashtëzakonshme. Krijonte atmosferë me guximin, humorin. Kam kaluar shumë kohë me të. Na lidhte arti, ideja për t’i dhuruar popullit këngë sa më të bukura dhe pikëpamjet tona. Artisti është një opozitar i përjetshëm, siç ishte edhe Agimi.

Për mendimin tim pengu i Agimit ishte thënia e të vërtetës. Fliste hapur pa doreza, mendonte me gojë. Nuk mendonte gjatë apo të mos kishte guximin ta thoshte. Ishte i vërtetë”, u shpreh Zhulali.

Kolegët i japin lamtumirën e fundit poetit Agim Doçit, Manjola

Ndërsa këngëtarja Manjola Nallbani e cilësoi poetin si një njeri të rrallë që nuk i vjen më Shqipërisë.

''Unë besoj që të gjithë ne humbën jo thjesht një poet të madh por një njeri të veçantë me mënyrën sesi i thoshte të vërtetën te tij. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës. Nuk vjen më njeri si Agim Doçi, ishte unik.' 

Poll