Mark Marku nuk do të jetë në krye të reformës për transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve dhe medias. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili e ka hedhur poshtë një lajm të tillë, i cili nisi të qarkullonte ditën e sotme në disa portale. Në regimin e tij, kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë prapaskenë me bisedën që ai ka pasur me Markun në podcastin e tij “Flasim” me postin e pretenduar.
“Sigurisht të tilla rrena ka me shumicë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama.
Ky reagim erdhi pasi njoftimit se qeveria ka në plan që të bëjë një ligj që përcakton qartë transparencën që institucionet duhet të kenë ndaj qytetarëve dhe medias. Ndonëse Rama e konfirmoi që nuk do të jetë Mark Marku në krye të saj, ai ka zgjedhur që të mos e zbulojë se cili do të jetë emri që do e udhëheq këtë reformë.Versus.al








