Moda e Met Gala është gjithmonë në qendër të vëmëndjes për shkak të paraqitjeve ekscentrike në tapetin e kuq, por pas pamjeve spektakolare, fshihet edhe natyra bamirëse e mbrëmjes. Eventi u zhvillua mbrëmjen e së hënës, më 5 maj, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, dhe kishte mjaft personazhe të famshëm që tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e veshjeve që bënë.
Eventi nuk është vetëm një sfilatë mode, por karakterizohet edhe nga natyra e tij bamirëse – dhe këtë vit mblodhi më shumë para se çdo vit tjetër në historinë pothuajse 80-vjeçare të institucionit.
Njëkohësisht, është edhe hapja zyrtare për ekspozitat e reja të Institutit të Kostumeve, me ekspozitën e këtij viti të titulluar “Superfine: Tailoring Black Style” .
Tema e mbrëmjes titullohej “E përshtatur për ty”, një direktivë qëllimisht e paqartë që shumica e të ftuarve e interpretuan me kostume të të gjitha llojeve: ngjyra pastel, kostume ose funde. Stili mori hov me aksesorë si kapelë, syze dhe bizhuteri.
Mes dhjetëra emra të njohur që ecën në tapetin e kuq, spikati Rihanna, e cila zbuloi shtatzëninë e saj të tretë përmes kësaj paraqitjeje, si dhe Nicole Kidman, e cila u shfaq me flokët e prera shkurt .
Pamjet që spikatën në Met Gala 2025
Rihanna vodhi shfaqjen në tapetin e kuq, duke u shfaqur me një bark të fryrë që tërhoqi blicat e fotografëve. Këngëtarja zbuloi në mënyrën më glamuroze se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, përmes paraqitjes së saj në Met Gala të këtij viti.
Rihanna
Nicole Kidman u shfaq e vetme në këtë event, duke fituar zemrat me ndryshimin e look-ut: një prerje flokësh e shkurtër dhe elegante që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Nicole Kidman
Kim Kardashian personazhi i famshëm televiziv e konfirmoi edhe një herë titullin e saj si ikonë e modës, duke veshur një kostum mahnitës prej lëkure krokodili nga Chrome Hearts.
Kim Kardashian
Demi Moore
Jenna Ortega
Cardi B
Halle Berry
Chapel Rowan
Kylie Jenner
Sabrina Carpenter








