
Miley Cyrus dhe Maxx Morando janë fejuar pas një romance katërvjeçare.
Dyshja ngritën dyshimet gjatë pjesëmarrjes së tyre në premierën e filmit Avatar: Fire and Ash”, në dorën e këngëtares, u vu re një unazë e re diamanti që tërhoqi vëmendjen e fansave.
Miley dukej e buzëqeshur në tapetin e kuq në Los Angeles, në gishtin e saj rrezatonte unaza dhe shumë shpejtë u bë temë kryesore në rrjetet sociale. Pak orë më vonë, lajmi u konfirmua zyrtarisht. Unaza është krijuar me porosi nga dizajnerja e njohur Jacquie Aiche, e famshme për estetikën boho-luksoze.

Diamanti ka prerje cushion dhe i vendosur në një shirit të trashë prej ari të verdhë 14-karatësh, një kombinim që i jep bizhuterisë një pamje elegante, moderne dhe të guximshme, njësoj si stili i Cyrus.

