AKTUALITET /

Ditën e shkarkimit, Mira Rakacolli mori çek 50 milionësh për kurim jashtë shtetit! Fëmijët e varfër shqiptarë mbeten pa trajtime

Ndërkohë që flitet për integrimin e Inteligjencës Artificiale në Shëndetësi, vetë ata që supozohet të jenë krerët e sistemit shëndetësor ,trajtimet i bëjnë jashtë vendit me taksat e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që mijëra familje shqiptare mbeten pa trajtime.

Shkruar nga Versus

Ditën e shkarkimit, Mira Rakacolli mori çek 50 milionësh

Më 25 shtator të 2025-ës, pas konstituimit të qeverisë së re, u mor vendimi për shkarkimin e Mira Rakacollit nga posti i zëvendës ministres së Shëndetësisë.

Mirëpo, në të njëjtën ditë, është firmosur vendimi nr.538 nga ministrja e re Evis Sala për t’i akorduar Mira Kapisyzi-Rakacollit një çek prej 50 milionë lekësh të vjetra nga taksat e shqiptarëve për trajtim shëndetësor jashtë vendit.

Ajo çfarë shkakton polemika është fakti se mijëra familje shqiptare të varfra mbeten pa mbështetje në raste urgjente pa patur kruime në shtretin e vdekjes, ndërsa Mira Rakacolli e cila është edhe gruaja e ish-shefit të spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, merr shumën e kurimit nga taksat e popullit. Rakacolli thuhet se ka në administrim edhe klinika e laboratore dhe pavarësisht se nuk konsiderohet si qytetare e thjeshtë, por person me të ardhura disa milionëshe, qeveria nuk kursehet për t’i paguar kurimin.

Ditën e shkarkimit, Mira Rakacolli mori çek 50 milionësh

Ndërkohë, sipas mediave, në zyrën e ministrisë së Shëndetësisë dhe të kryeministrit ndodhen mbi 2 mijë kërkesa urgjente nga familje që luten për ndihmë financiare për të kuruar fëmijët e tyre që rrezikojnë të mbeten të paralizuar apo edhe të humbasin jetën. Për këta persona nuk ka fonde dhe as reagim nga qeveria.

Por, gjithashtu për Rakacollin dokumentet tregojnë se më 19 korrik të vitit 2023, ajo kishte marrë nga qeveria 30 milionë lekë të vjetra për t’u trajtuar jashtë vendit (Vendimi nr. 441). Çeku i dytë ishte ndër vendimet e para që ministrja e re e shëndetësisë firmosi po në ditën që Rakacolli u shkarkua. Versus.al

Poll