Autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu, shtetasi Eduart Afmataj, ka dhënë dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes.
Sipas burimeve, Afmataj ka deklaruar se fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike.
Ai pretendon se viktima e ka goditur me një kosë të vogël në krah.
Më tej, i dyshuari ka thënë se ka marrë një armë zjarri tip çifte dhe ka qëlluar 48-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes, ai ka njoftuar Policinë për krimin e kryer dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Afmataj u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Bruz Mal në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur. Sipas policisë, në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur./Versus.al

