POLITIKË /

Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grupkapitullin e parë! Mbahet në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritare

Para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të jetë gati për t'u anëtarësuar në BE brernda vitit 2030.

Shkruar nga Versus

Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grupkapitullin e

Sot në Luksemburg do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Takimi nis në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga krzeministri Edi Rama e ministri hungarez i Jashtëm Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, me të cilin Rama do të mbajë një konferencë rreth orës 09:25.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

 

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.


Negociatat për grupkapitullin 1 hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë dje në Berlin u mbajt samiti i Përbashkët i liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u bë me dije se fondi prej 6 miliardë dollarësh si ndihmë për rritjen ekonomike do të shpërndahet në fund të këtij viti. Versus.al

Poll