TIRANË- Në një intervistë të fundit, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se pesë ministra të qeverisë, përfshirë atë vetë, Saimir Tahirin, Erion Veliajn, Ditmir Bushatin dhe Damian Gjiknurin, kishin kundërshtuar planin e kryeministrit Edi Rama për kanabizimin e vendit.
"Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar për atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi edhe për shkak të natyrës time. 5 ministra e kanë kundërshtuar! Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar, Saimir Tahiri që e bëri kokë turku dhe që ishte pastaj dry i shtrembër, me treçerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam super kundërshuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës...Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua", tha Ahmetaj.
Këto deklarata kanë ngritur pyetje nëse Ahmetaj po përpiqet të krijojë një aleancë brenda Partisë Socialiste për të sfiduar lidershipin e Ramës. Ai ka pohuar se shumica e deputetëve në PS janë të pakënaqur dhe presin rrëzimin e Ramës.
Por a janë këto zhvillime një sugjerim për një rritje të tensioneve brenda PS-së dhe mundësinë e një sfide të brendshme ndaj udhëheqjes së Ramës? Sa reale mund të jetë kjo në terrenin politik shqiptar? Pse Ahmetaj zgjodhi pikërisht këto 5 emra?
Burime për Versus sqarojnë se disa nga emrat e përmendur nga Ahmetaj, nuk kanë asnjë kontakt më prej vitesh me ish-zv. Kryeministrin.
"Kërkon të viktimizohet", tha burimi pa dashur të flasë publikisht për këtë temë.
Të pesë ish-ministrat e përmendur nga Ahmetaj janë të larguar ose të lenë në hije në qeverinë Rama si në rastin e Gjiknurit. Erashka që Ahmetaj po iu zgjat më shumë sesa një thirrje e tij për të dëshmuar në proces penal kundër Ramës, lidhet me fuqinë e tyre politike në PS. E vogël ose e madhe, fuqia e Erion Veliajt është një faktor që nuk mund të injorohet. Njësoj dhe diskuri politik dhe njohja në arenën ndërkombëtare e Ditmir Bushatit. Ahmetaj është një ish-lojtar i shahut politik. Ai e di se nëse një deklaratë tjetër në favorin e tij vjen nga këta 5 emra, zërat që do të relativizojnë akuzat e Ahmetajt e kanë më të vështirë. Rënia e "mbretit" do të jetë më e lehtë.
A çon një skenar i tillë ujë në mullirin e Veliajt?
A do të guxonte Veliaj të dilte përballë sistemit Rama dhe kryeinvestuesit të tij në politikë? Gjasat janë që jo. Por historia ndonjëherë tregon të kundërtën. Deri në rikthimin e kujtesës së Ahmetajt shumë gjëra do të kenë ndryshuar. Mbetet për tu parë!/VERSUS.al







