OPINION /

Dy histori sesi "vdes" ndihma e huaj!

Shkruar nga Versus

Dy histori sesi "vdes" ndihma e huaj!

Nga Irena Beqiraj

Historia parë është shkruar në vitin 2008 nga Clare Lockhart:

“Ishte vera e vitit 2002, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe OJQ -të po nxitonin të siguronin projekte të "ndikimit të shpejtë" për të ndihmuar qytetarët afganë pas luftës . U caktuan 150 milion dollarë për rindërtim e një pjesë të largët të Provincës Bamiyan, në malësitë qendrore të Afganistanit. Ato 150 milionë dollarë mund të kishin transformuar jetën e banorëve të fshatrave si ky. Por historia tregoi se paratë  u morrën nga një agjenci në Gjenevë, e cila mori 20% e cila e nënkontraktoi punën në një agjenci tjetër në Uashington DC, e cila gjithashtu mori 20 %. Nënkontraktori i fundit ishte në Kabul i cili do të përfitonte dhe ai 20%. Edhe pse kishin mbetur shumë pak para ato mjaftuan për të blerë dru në Iranin perëndimor dhe për ta trasportuar  nga një kartel transporti (në pronësi të një guvernatori krahinor) me pesë-fishin e kostos së transportit të rregullt. Përfundimisht disa trarë druri arritën në fshatrat e thellë. Por trarët ishin shumë të mëdhenj dhe të rëndë për muret e baltës . Kështu që gjithçka që mund të bënim fshatarët ishin ti t'i copëtonin dhe t'i përdornim për dru zjarri"

Ndërsa historinë e dytë e rrëfente Ernesto Sirolli, një italian shumë simpatik dhe elokuent në TED talks:

Një nga projektet e para të ndihmës italiane në Afrikë ishte rritja e kapaciteteve në agrobiznes. Me farat italiane, mbërritëm në Zambian jugore në një luginë absolutisht të mrekullueshme afër lumit Zambezi, me qëllimin e vetëm që t’ju mësonim banorëve lokalë se si të rrisnin domate dhe kunguj italianë. Sigurisht që vendësit nuk shprehen absolutisht asnjë interes për t’u marrë me këtë gjë, kështu që, për të rritur interesin e tyre ne vendosëm t’i paguanim mirë, edhe pse sërish ato ndonjëherë në të rrallë paraqiteshin në punë.

Ne ishim aq të mrekulluar nga bukuria dhe pjelloria e asaj lugine dhe pyesnim veten si ka mundësi që vendësit nuk rrisnin asgjë. Të ekzaltuar falënderonim Zotin që ishim aty, në kohën e duhur për të shpëtuar popullin zambian nga uria.

Dhe natyrisht, gjithçka që mbollëm në atë luginë u rrit e shëndetshme dhe cilësore. Nuk mund të prodhohej kurrë në Itali ajo domate që prodhohej në atë luginë çudibërëse. Nuk mund ta besonim dhe ju tregonim vendësve me krenari "Shikoni sa e lehtë është bujqësia".

Shumë pak ditë para se t’i mblidhnim frutet e punës tonë 200 Hipopotamë dolën nga lumi dhe kishin ngrënë gjithçka. Vendësit të qetë na treguan që kjo ishte arsyeja përse nuk mbillnin në atë luginë “Pse nuk na keni thënë, - ishte pyetja e thjeshtë dhe trishtuese e grupit italian për vendësit , të cilët u përgjigjën në mënyrë edhe më të thjeshtë dhe më trishtuese. - "Ju nuk na keni pyetur kurrë".

Por krahasuar me çfarë kanë  qenë duke bërë  grupet ndërkombëtare amerikane, angleze, franceze  në Afrikë, Afganistan , Ballkan grupi italian ku bënte pjesë Ernesto Sirolli mund të ishte krenar, pasi të paktën ia kishin dalë të ushqenin hipopotamët.

E pra korrupsioni , lëvrimi i ndihmës se huaj shpesh në konflikt të hapur interesi duke mos I shërbyer zhvillimit por interesave te elitave drejtuese,  si  edhe fakti që ndërkombëtarët në vendet në zhvillim  janë sjellë dhe sillen si shpëtimtarë e paternalistë, ka berë që shpesh ndihma e huaj të jetë thjesht "e vdekur"!

Poll