Për herë të parë në histori një Papa do të jetë i pranishëm në takimet e G7.
Papa Françesku ka zbarkuar me helikopter në Borgo Egnazia, shtëpia e presidencës italiane ku po mbahen takimet e G7.
Bergoglio u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Ai do të marrë pjesë në një sesion kushtuar inteligjencës artificiale, energjisë, Afrikës dhe Mesdheut, i cili do të jetë i hapur për vendet dhe organizatat ndërkombëtare të kontaktit të ftuar në samitin në Pulia.
Ndërkohë në margjinat e punimeve ka përfunduar pas më shumë se gjysmë ore takimi dypalësh mes Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Joe Biden.
Në seancën e parë , kryeministrja italiane raportoi arritjen e një marrëveshjeje politike për t'i dhënë Ukrainës një mbështetje financiare shtesë prej rreth 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit, me një sistem kredie.







