Një zjarr ka rënë në Pallatin e Versajës, pranë Parisit. Mediat franceze bëjnë të ditur se mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda.
Pamjet e tymit që del nga kalaja janë shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të mediave flakët kanë përfshirë një pjesë të çatisë së Pallatit, pranë Cour de Marbre.
Flakët u shuan ndërsa qindra vizitorë prisnin jashtë. Alarmi ka përfunduar dhe zjarri është nën kontroll, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.







