POLITIKË /

VIDEO/ “Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet” Meta shpall kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme

Nga momentet me takimet me qytetarët, Meta shkruan se Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet dhe se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.

Shkruar nga B.SH
VIDEO/ “Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota
Ilir Meta gjatë takimit në Kamëz

Kryetari i Paritsë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fushatën e tij sot nga bashkia e Kamzës aty ku dhe do të kandidojë si deputet për zgjedhjet e ardhshme.

Njoftimin e bëri vetë kreu i PL-së me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Nga momentet me takimet me qytetarët, Meta shkruan se Partia e Lirisë do të marrë 100 mijë vota në kryeqytet dhe se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.

Postimi i Ilir Metës:

Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: