MAGAZINË /

Shqiptari gjunjëzon në Stamboll Partizanin e Beogradit

Lojtar kryesor i ndeshjes Anadoly Efes - Partizani i Beogradit ishte shqiptari me pasaportë turke Erxhan Osmani, i cili zhvilloi ndeshjen më të bukur në karrierë.

Shkruar nga Versus

Shqiptari gjunjëzon në Stamboll Partizanin e Beogradit

Skuadra turke Anadoly Efes ka mposhtur në Stamboll Partizanin e Beogradit me rezultat 86:77, në garën më elitare të basketbollit europian.

Figurë qendrore e ndeshjes ishte shqiptari me pasaportë turke Erxhan Osmani, i cili e zhvilloi ndeshjen më të bukur në karrierë.

Për 35 minuta sa ishte në lojë, Osmani shkëlqeu me 25 pikë, që është rekord absolut në karrierën e tij dhe që është tre herë më shumë se mesatarja gjatë këtij sezoni.

Ai regjistroi edhe 6 kërcime dhe 4 asise, duke qenë gjunjëzuar ekipin serb nga Beogradi.

Kjo fitore ishte e dhjeta për Efesin gjatë në këtë sezon.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: