Një gardian i burgut të Peqinit është arrestuar pasi akuzohet se ka future drogë brenda ambienteve të burgut.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin Erald Kasmi sepse teksa merrte turnin posedonte lëndë narkotike.
Për këtë arsye është ushtruar kontroll dhe në banesën e tij ku u gjendet sasi të tjera lëndë narkotike.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Njoftimi zyrtar:
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet e institucionit, në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.







