POLITIKË /

“100 mijë i kishte dhënë mamit”, Spaho publikon videot e filmuara nga qytetari: Kandidati i PS u kap në flagrancë duke blerë vota

Shkruar nga Versus

“100 mijë i kishte dhënë mamit”, Spaho publikon

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka publikuar në rrjete sociale dy video të dërguara nga një qytetar i cili pretendon se ka kapur në flagrancë njerëz duke blerë vota për kandidatin e PS, Arjan Jaupllarin.

"Filloi shpërndarja e parave nga PS për të marrë vota. Ndiqeni videon e bërë sot në fshatin Podgorie"- shkruan Spaho. 

Në videon e parë, shihet momenti kur gjatë orëve të natës, qytetari i afrohet një makine të ndalur në mes të rrugës me drita ndezur me disa qytetarë të tjerë.

Pjesë nga videoja e parë:

Qytetari: Ça bëni këtu ju

Si je mirë

Nga ju kemi juve

Njeriu i Jaupllarit: Nga Korça

Qytetari: Cfarë bëni këtu

Njeriu i Jaupllarit: Është kandidati për deputet Arjani, e njeh Arjanin, Jaupllarin

Qyetari: Në këtë orë çfarë bëni këtu?

Njeriu i Jaupllarit: Ka ardhur per takim

Qytetari: Direkt te SPAK e keni tani

Njeriu i Jaupllarit: Po pse

Qytetari: Shperndani para ju

Njeriu i Jaupllarit: Nuk shperndajme para ne, ja takoje Arjanin vete

 

Më pas në një tjetër video ku filmon njërin prej qytetarëve që thotë se ka marrë para, qytetari tregon sesi kandidati i PS Arjan Jaupllari po blen vota në këmbim të parave.

“100 mijë i kishte dhënë mamasë. Kandidatit nuk ia di emrin Jaupllari më duket, kushëririt ia di siç ta thashë. Endri Jaxhi”- thuhet mes të tjerash në video. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: