POLITIKË /

“111 emigrantë kanë votuar, zarfet mbërrijnë sot”, kreu i KQZ për votën e Diasporës: Janë shpërndarë 90 mijë fletë

Shkruar nga Versus

“111 emigrantë kanë votuar, zarfet mbërrijnë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bëri me dije se deri më tani, 111 emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në vendet e BE kanë votuar dhe kanë nisur mbrapsht zarfin me votën e tyre.

I pari votues të cilit i ka mbërritur zarfi, i përket qarkut të Dibrës dhe jeton në Gjermani.

"Shtete me shpërndarjen më të madh të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë të cilit i ka mbërritur zarfi, i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. 

Janë në mbërritje për në KQZ, por akoma në trakun e DHL, 11 zarfë. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar postierin e DHL për ta tërhequr ky zarf nga DHL. Me pak fjalë votimi i zgjedhësve shqiptarë nga jashtëm tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin kur njëri prej votuesve e ka marrë zarfin dhe e ka kthyer mbrapsht”- u shpreh Celibashi për mediat.

Sipas tij, rreth 36% e zarfeve janë shpërndarë në kohë rekord dhe synohet që procesi i shpërndarjes për shtetet në kontinentin evropian të përmbyllet brenda 2 ditëve.

“Ndoshta sot pasdite, ose nga darka do të mbërrijnë të paktën këto 111 zarfe që janë nisur. Do jetë proces i vazhdueshëm dhe me siguri që në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj,  volumi i mbërritjeve do të jetë mijëra. Kemi shpërndarë 36% të dërgesave postare në kohë rekord”, shtoi kreu i KQZ duke nënvizuar se janë shpërndarë mbi 90 mijë fletë votimi dhe se sot do bëhet shpërndarja për Tiranën, Korçën e Lezhën. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: