I pyetur nëse përbën vepër penale fakti që kryeministri Edi Rama postoi dje një foto të një familje emigrantësh shqiptarë që kishin marrë zarfin për të votuar, kreu i KQZ tha se nuk ka asnjë lloj paligjshmërie.

Sipas Celibashit, kjo foto madje mund të shërbejë për inkurajimin e atyre votuesve nga jashtë të cilët kanë patur skepticizëm lidhur me mbërritjen e zarfit.
“Ajo është një foto që nuk e ka bërë kryeministri, e kanë bërë vetë votuesit. Kjon ë fakt është pozitive dhe inkurajuese për votuesit që presin t’u shkojë zarfi. Sepse ka pasur skepticizëm. Ajo nuk është vota vetëm evidentimi i faktit që ka mbërritur zarfi. E kanë publikuar vetë familjarë, se nuk besoj se ka shkuar kryeministri që ka shkuar për ta bërë. Nuk ka asnjë lloj paligjshmërie si nga ana e atij votuesi as nga ana e kryeministrit. Madje mund ta bënte si foto dhe KQZ ta ripostonte në rrjetet e institucionit”- u shpreh Celibashi. Versus.al








