POLITIKË /

26 deputetë të PD protestojnë sot para Parlamentit Europian! Si pritet të zhvillohet aksioni

Pjesa më e madhe e deputetëve që protestojnë sot para Parlamentit Europian, janë të përjashtuar nga seancat plenare.

Shkruar nga Versus
26 deputetë të PD protestojnë sot para Parlamentit Europian! Si
Deputetët Bardhi, Gjekmarkaj e Noka, godina e Parlamentit Europian

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë sot në Strasburg protestën e parë të zhvilluar ndonjëherë prej deputetëve opozitarë shqiptarë në një institucion të tillë.

Në total 26 deputetë kanë konfirmuar se do të jenë sot në Strasburg ku mbahet sot seanca plenare e eurodeputetëve të Parlamentit Europian. Plani është që deputetët të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 ose 6 deputetësh të futet brenda institucionit ku të zhvillojnë takim me eurodeputetë dhe zyrtarë të ndryshëm për t’i informuar mbi situatën ku ndodhet vendi dhe shkeljet e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.

Ndërsa grupi tjetër do të përpiqet të tërheqë vëmendjen e zyrtarëve europianë duke protestuar para godinës për atë që e konsiderojnë si “shtet ditaktorial” me arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianjit, arrestin shtëpiak të kryedemokratit Sali Berisha dhe arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas demokratëve, bëhet fjalë për arrestime politike të cilat synojnë t’i sigurojnë Ramës mandatin e katërt në qeverisje.

Ndërkohë që sot, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen zhvillon një vizitë në Tiranë ku do marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. 

Lista e deputetëve që do të protestojnë në Strasburg:

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: