POLITIKË /

Presidentja e KE mbërrin sot në Tiranë, zbardhet agjenda e vizitës

Von der Leyen do të marrë ojesë në ceremoninë e inagurimit të Kolegjit të Evropës.

Shkruar nga Versus
Presidentja e KE mbërrin sot në Tiranë, zbardhet agjenda e
Rama dhe Ursula von der Leyen

Tiranë- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila sapo ka marrë mandatin e radhës në krye të institucionit ekzekutiv të BE, mbërrin në Shqipëri ditën e sotme.

Pritet që menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, Von Der Leyen të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 15:00. Më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes saj dhe kreut të qeverisë shqiptare.

Rreth orës 17:00, Rama dhe Ursula Von Der Leyen do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë.

Ndërkohë, ditën e sotme në Strasburg ku zhvillohet seanca plenare e eurodeputetëve, deputetët demokratë kanë planifikuar një protestë ku synojnë që të informojnë zyrtarët e BE lidhur me arrestimet e krerëve të opozitës në Shqipëri dhe mbi zhvillimet të cilat ata i cilësojnë si “shqetësuese” sa i takon përqendrimit të pushtetit në duart e kryeministrit Edi Rama dhe injorimin e vendimeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: