POLITIKË /

34 vjetori i themelimit të PS, Rama: Simboli i flamurit të socialistëve, është ngritur më lart se asnjëherë

Si sot 34 vite më parë, Partia e Punës ndryshoi emrin në "Partia Socialiste" duke shënuar kështu themelimin e forcës politike që vijon të qeverisë vendin.

Shkruar nga Versus
34 vjetori i themelimit të PS, Rama: Simboli i flamurit të
Kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste mbush sot 34 vite nga themelimi i saj në 12 qershor të vitit 1991 kur ndryshoi emrin nga “Parti e Punës” që ishte quajtur më herët gjatë sundimit të diktatorit Enver Hoxha.

Kryeministri Edi Rama reagoi me një urim në rrjetet sociale për socialistët, duke përmendur edhe numrin e qytetarëve që votëbesuan PS për një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”- shprehet Rama. Versus.al

Poll