
Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa foli për situatën ekonomike të vendit, kryeministri Edi Rama pati edhe një diskutim me njërën prej zonjave pensioniste në studion e “Opinion”. E moshuara i kërkoi llogari kreut të qeverisë për rritjen qesharake prej 400 lekësh duke marrë koston e 2 kafeve dhe sheqerit.
Ajo e konsideroi të pamundur jetesën edhe nëse pensioni do ishte deri në 25 mijë lekë në muaj.
“Si ka mundësi, n.q.s ju do kishit një pension 150-200-250-mijë…si mund të jetonit dhe si do ta nxirnit muaji. Plus me shtesat që bëtë tani, 4-mijë lek në muaj janë qesharake. Janë të tallesh me një pensionist që ka punuar 40-vjet dhe 4-mijë lek janë dy kafe dhe sy sheqer”, - u shpreh e moshuara.
Nga ana tjetër, Rama u ngrit në këmbë për të shpjeguar uljen e borxhit publik të vendit duke thënë se po bëhet çmos nga qeveria për të parë mundësinë e rritjes së pensioneve. Ai u fokusua më së shumti për t’I shpjeguar të moshuarës sesi ka qenë situata e mëparshme ekonomike e vendit.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi.. Shiko mesataren e rajonit…
Fevziu: Do i rrisësh rrogat e pensionet apo jo?
Edi Rama: Pse nuk kam premtuar, më nxirr premtime për rritje pensionesh më përpara. U kam thënë që do bëjmë çmos të rrisim mundësitë.
Fevziu: E ke premtuar para 2013-ës.
Edi Rama: O zot! Sot kemi mundësi që të flasim për pensionet…
Fevziu: Sa do rriten pensionet?
Edi Rama: Këtu kemi shpenzimet në sektor, shikoje sa e kemi rrit mbrojtjen sociale. Ka qenë 870 mln euro dhe është 1 mld e 900 euro.
Fevziu: Shko njëherë në supermarket shiko çmimet. Ato janë tabela me ngjyra, si vizatimet e tua…
Edi Rama: Pse ma banalizon tani?! Kështu flitet për ekonominë, jo me hamendje. Ti merri e verifikoji.
Fevziu: Ku ta verifikoj?!
Edi Rama: Banka Botërore, vazhdojmë…
Fevziu: Ore si do jetojë zonja me 200 mijë lekë?
Edi Rama: Unë po flas me zonjën, jo me ty. Po i them se si është situata, si ka qenë dhe çfarë mund të bëjëm ne për pensionet. Këto janë shpenzimet në raport me rajonin.
Së fundmi Rama po zhvillon një tur takimesh me pensionistë në qytete të ndryshme të vendit, të cilëve u ka shpjeguar se rritja e pensioneve të tyre aktualisht është e pamundur duke fajësuar pronarët e bizneseve për informalitet sa i takon pagesës së sigurimeve shoqërore për punonjësit dhe mosdeklarimet e pagave reale.
Nga ana tjetër, pensionistët kanë zhvilluar disa protesta para godinës së kryeministrisë ku shprehen se e kanë të pamundur të mbijetojnë me pensione kaq të ulëta nëse nuk ndihmohen nga fëmijët e tyre. Versus.al








