Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve e vuri theksin tek përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të 2 shteteve.
Ai vuri në dukje se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë alokuar 4 mln euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë. Ndërsa tha se një gjë e tillë duhet të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë.
“Shqiptarët në serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë. Prandaj ata meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Kosovës e Shqipërisë. Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë 4 milionë euro për Preshevën. Uroj të shërbejë si një shembull edhe për Shqipërinë. Të dy vendet po marrin përgjegjësinë që u takon lidhur me anëtarësimi në BE”- deklaroi Kurti. Versus.al








