POLITIKË /

“62 mln euro dëm shtetit kur ishte drejtor porti”, PD tjetër kallëzim në SPAK për ministrin e ri të Mbrojtjes

Kallëzimi i sotëm është shtesë e denoncimit të dorëzuar ditë më parë nga PD për shkeljet e Pirro Vengut gjatë kohës që ishte drejtor i portit të Durrësit.

Shkruar nga Versus

“62 mln euro dëm shtetit kur ishte drejtor porti”, PD

Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim në SPAK për ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vengun duke e akuzuar këtë të fundit se ka bërë 11 procedura prokurimi tenderash në shkelje të ligjit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 62 mln eurosh duke favorizuar një prej kompanive koncesionare.

Sipas denoncimit të bërë nga grupi parlamentar i PD, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh të kryera nga Vengu si drejtor porti dhe të cilat kanë shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik për buxhetin e shtetit.

“Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:

a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”- thuhet në kallëzim.

Ndërsa pretendohet gjithashtu se përsëritja e shkeljeve gjatë kohës që Vengu ka mbajtur këtë post, tregon se kjo ka qenë një veprimtari kriminale e organizuar nga vetë ai.  Një javë më parë, PD dorëzoi kallëyzim në SPAK për Vengun vetëm pak orë pasi ai mori zyrtarisht detyrën pas betimit në presidencë më 31 korrik. 

Emërimi i tij erdhi si zëvendësim i Niko Peleshit i cili gjatë fjalës së Ramës në Kongresin e PS të mbajtur më 28 korrik, mësoi se do të drejtonte grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: