
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në shpërndarjen e disa prej certifikatave për praktikantët që kryen praktikën në institucionet e administratës publike.
Një moment që ka shkaktuar të qeshura në sallë ishte pjesa kur një prej praktikantëve u paraqit për të marrë certifikatën.
“Ça ke, pse je si i shqetësuar?”, e pyeti kryeministri, ndërsa i riu dukej i emocionuar.
“Merr frymë”- shtoi më tej Rama. Ndërsa gjatë fjalës së tij deklaroi se do të kishte një tjetër projekt për të rritur fleksibilitetin në administratën publike për punësimin e të rinjve. Versus.al

