POLITIKË /

“Administrata ka hijet e veta, s’mund ta fsheh”, Rama flet pa filtra: Kam pasur stres, thoja çfarë do ndodhë me orën e së vërtetës

Kreu i qeverisë deklaroi pa filtra se administrata ka hijet e veta, duke shtuar se “do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë”.

Shkruar nga Versus
“Administrata ka hijet e veta, s’mund ta fsheh”, Rama flet pa

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, iu është përgjigjur akuzave se të gjithë në administratë “janë hajdutë”. Kreu i qeverisë deklaroi pa filtra se administrata ka hijet e veta, duke shtuar se “do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë”.

“Unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës e mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot”, deklaroi Kryeministri.

Rama theksoi se krenari për të janë vlerësimet e vendeve të BE për administratën që janë të angazhuar në procesin e integrimit në BE.

Edi Rama: Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës.

Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.

Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’. Dhe kur papritur filloi një tjetër këngë, më thoshin tanët që po ecim mirë, thosha ‘jo’. Filloi një muzikë, kryeministri i Holandës më tha “Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’. Eh, kryeministri i Danimarkës “ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’.” Pastaj kryeministri i Spanjës, pastaj kur procesi hyri më thellë filluan ta thoshin qartësisht ata që “është një surprizë, administrata është shumë e përgatitur, njerëzit shumë serioz, negociatorët on the point, një vend perëndimor. Kjo gjëja më ka dhënë shumë krenari.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: