
Njëjtë si koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, edhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit, ka në listat e mbyllura familjarë të tyre të cilët thuhet se do të japin dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve.
Rezulton se në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës, Alibeaj ka vendosur dy vajzat e tij dhe të ëmën 74 vjeçe.
Vetë Alibeaj ka reaguar për këtë fakt duke sqaruar se e kjo ishte një strategji e ndjekur prej tyre për të pasur mundësi që gara të jetë e hapur për të gjithë kandidatët e koalicionit. Ai tha se vendimi kishte qenë i përbashkët, ndërsa nuk la pa përmendur vështirsinë që kishte patur për të bindur familjarët e tij që të kishin emrat në listat e mbyllura, nga ku më pas do të dorëhiqen.

Reagimi i Alibeajt:
Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listat! Për këtë arsye, familjarët u vendosën në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr menjëherë.
Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me të 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët tanë të ishin në listën e mbyllur.
Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrim te listës. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre! Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!
V.O.: … unë e di sa u lodha t’i mbushja mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!
Të njëjtën strategji ka përdorur edhe koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ me qëllim që të futen në Kuvend vetëm ata të cilët kanë marrë më së shumti vota. Versus.al







