POLITIKË /

Ambasadori i BE ‘refuzon’ ndërmjetësimin për të zgjidhur kaosin në Kuvend: S’jam dirigjent i mirë

Gonzato tha se opozita ka mënyra të tjera për të shprehur kundërshtitë në raport me mënyrën e qeverisjes nga PS.

Shkruar nga Versus

Ambasadori i BE ‘refuzon’ ndërmjetësimin për të

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato nënkuptoi se nuk është i gatshëm të ndërmjetësojë një dialog mes opozitës dhe qeverisë për zgjidhjen e krizës parlamentare aktuale e cila ka sjellë një anomali në Kuvend.

Ai tha se ka mënyra të tjera me anë të të cilave opozita duhet të tentojë të shprehë mendimin ndryshe.

“E dua muzikën por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor. Do të keni dëgjuar që kam theksuar se duke pasur parasysh reformat që duhen ndërmarrë nga Shqipëria janë ndërmarrje shoqërore për të ndryshuar mënyrën si funksionon shoqëria duhet edhe pjesëmarrja e opozitës. Jam përpjekur të mbaj të përfshirë opozitën.

Ka mënyra për të shprehur mospajtimin, ndryshimin e mendimit. Shpresoj që do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën. I gatshëm të ndaj çdo informacion që më kërkohet por kërkon angazhim nga të dy palët jo vetëm nga qeveria”- u shpreh Gonzato.

Në progress-raportin të cilin ia dorëzoi presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama, ambasadori i Bashkimit Europian tha se ka arritje të Reformës në Drejtësi, konkretisht SPAK-ut që ka bërë të mundur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. Versus.al

Poll