POLITIKË /

Apartamente, hua të dhëna, toka dhe laboratore mjekësore, sa është pasuria e deputetëve të rinj?

Shkruar nga Versus

Apartamente, hua të dhëna, toka dhe laboratore mjekësore, sa

Në krye të listës qëndron deputeti sipërmarrësi i shëndetësisë Vasil Llajo me një pasuri neto prej 13.68 milionë euro.

Llajo zotëron mbi 20 pasuri të palujtshme, nga apartamente e godina deri te toka bujqësorie, si dhe laboratorë mjekësorë.

Në skedën e pasurisë, Llajo ka deklaruar dhe hua për palë të treta që kapin qindra milionë lekë dhe qindra mijëra euro.

Në vend të dytë është ministrja e Shëndetësisë Evis Sala me një pasuri neto rreth 5.31 milionë euro. Sala spikat për fonde investimi miliona euro, llogari pensioni në dollar dhe paund si dhe investime jashtë vendit.

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni deputet i Partisë Demokratike renditet ndër më të pasurit e Kuvendit me vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Në skedën e pasurisë Gjoni ka deklaruar 12 hua të dhëna me vlerë 170 mijë euro dhe polt 44 hua nga bashkëshortja e tij Elona Ccashiq ë kapin shifrën e 600 mijë eurove.

Ana Dajko deputetja që doli nga koalcioni mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabani ‘Nisma Shqipëria Bëhet’  membi 1.19 milionë euro pasuri, ajo zotëron aksione në ‘Dajko -Koci SHPK’ depozita bankare dhe fonde investimi të shumta.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, shfaqet si "zyrtari i shtresës së mesme të lartë”.

Me 162,783 euro pasuri, dy apartamente, një makinë të dhuruar dhe kursime bankare.

Tek deputetja socialiste Sara Mila, pasuria personale është modeste, rreth 33 mijë euro, por tabloja ndryshon rrënjësisht kur hyn në lojë partneri i saj, Aleksandro Bardhi.

Së bashku, çifti arrin një pasuri mbi 1.13 milionë euro, me apartamente, garazhe, vreshta, ullishte dhe 25% të aksioneve në industrinë metalurgjike "Anmetal", duke krijuar një simbiozë tipike mes politikës dhe biznesit.

Admir Kadeli ka një pasuri të deklaruar prej 132,056 eurosh.

Xhenis Çela ka pasuri rreth 111,133 euro, duke kombinuar apartamente, mjete transporti dhe aksione në klub futbolli dhe kompani private.

Në fund të renditjes qëndron deputetja më e re e PS-së, Zegjine Çaushi, me rreth 19,944 euro kursime.

Pa pasuri të paluajtshme, pa aksione dhe me të ardhura kryesisht nga paga./Versus.al

Poll