POLITIKË /

Arrestimet e bujshme nga SPAK, Xhafaj; Jemi tronditur kur janë ndaluar kolegët

Shkruar nga Versus

Arrestimet e bujshme nga SPAK, Xhafaj; Jemi tronditur kur janë ndaluar

Ish-ministri Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për Reformën në Drejtësi dhe arrestimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë e socialistë me urdhër të SPAK. Xhafaj tha se arrestimet e bashkëpunëtorëve, e kanë tronditur.

“Padyshim ne kishim përcaktuar që ishim pjesë e hetimit të posacëm në këto nivele, kishim përcaktuar objektet dhe subjektet, pra kemi qenë mjaftueshëm se do të kishte pasoja dhe te ne. Ka tronditur SPAK? Padyshim qëllon që hetohet, ndalohet dikush që e njeh jo më një koleg bashkëpunëtor, e quaj tronditje”, tha Xhafaj.

Përsa i takon sulmeve ndaj SPAK, Xhafaj tha se duhet të bëhet dallimi i qartë mes intimidimit ndaj prokurorëve dhe debatet për përmirësimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Mënyra si e bëjnë, standardet, janë pjesë e debatit. Këtu duhet të ndajmë. Intimidimin sulmin për ti larguar nga puna e tyre, nga debati për të qenë të suksesshëm në kufijtë e kushtetuesë e ligjit. E gabuar do të ishte të konsiderohej e panevojshme. Më mirë kur ka diskutim, më së pari e bëjnë institucionet e drejtësisë, shoqeria, si vjen asnjë e keqe nga debati apo diskutimi”, tha Xhafaj.

Ai tha se e sheh pozitive punën e bërë nga SPAK dhe shprehu mbështetjen maksimale të mazhorancës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: