POLITIKË /

“Ata që s’kanë gjë në dorë premtojnë gjithçka”, Rama: Do vijojmë me bonuset për pensionistët

Shkruar nga Versus

“Ata që s’kanë gjë në dorë premtojnë

Në konferencën ku u trajtua reforma e pensioneve, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarët politikë sa i takon premtimeve të tyre për pensionet. Ai tha se ata të cilët nuk kanë asgjë në dorë, bëjnë premtime të cilat sipas tij nuk mund të realizohen.

Pasi akuzoi PD-në për shkatërrimin e skemës së pensioneve gjatë kohës që ishin në qeveri, Rama tha se do të vijohet me strategjinë e bonuseve për pensionistët.

“Ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Mirëpo ti premtosh këto për pensionet do të thotë tu hapësh luftë fakteve. T’u kthesh kurrizin ekspertëve dhe të hidhesh symbyllur drejt humnerës. Hajde të bëjmë një ditë feste me gjithçka kemi dhe nesër të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë këtë, prandaj do ecim me bonuset që janë rritur në aspektin sasior dhe kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit, ne kemi kaluar në dy bonuse”- tha kryeministri.

Ndërsa shtoi më tej se ka hapësirë për të përmirësuar luftën kundër informalitetit të pagave, proces për të cilin kreu i qeverisë pati komunikime publike gjatë muajit shtator dhe nëntor të vitit të kaluar.

“Duam që këto bonuse të vazhdojmë, duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një aksilerim pa prishur themelet e sistemit. E fundit që kam është se padiskutim kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një rritje të rëndësishme të pagave në tërësi. Pas procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe nëntor janë deklaruar paga më të larta, por ka ende hapësirë për të pasur edhe më shumë”- u shpreh Rama. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: