POLITIKË /

“Kocka më e vështirë për qeverinë”, Rama për pensionet: Demografia nuk është në favorin tonë

Ashtu siç emigracioni i lartë u cilësua si problem i madh nga ana e përfaqësueses së Bankës Botërore, edhe Rama e pranoi se demografia ishte një faktor që nuk është një favor të skemës së pensioneve.

Shkruar nga Versus

“Kocka më e vështirë për qeverinë”, Rama

Në Tiranë u mbajt sot konferenca e Bankës Botërore me në qendër reformën e pensioneve. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi çështjen e pensioneve si më të ndërlikuarën për t’u zgjidhur nga qeveria.

Teksa emigracioni i lartë i shqiptarëve po jep pasojat e veta, Rama tha se është akoma më e vështirë të ketë një reformë të mirë pensionesh duke parë të gjithë demografinë e vendit.

“Ne e kemi nisur këtë rrugë të bëjmë një reformë të mirëfilltë të sistemit të pensioneve dhe jo të arnojmë atë sistem, duke qenë shumë të vetëdijshëm se pensionet janë kocka më e vështirë për tu gëlltitur për një qeveri dhe në një shtet në kohët e sotme kur demografia në Europë nuk është në favor të ecurisë normale të këtij sistemi.

Ka qenë një rrugë e gjatë, porn ga e cila kemi mësuar jo pak. Sot jemi vend tjetër, kemi PBB 2 herë e gjysmë më të madh se më parë. Jemi një vend që eksporton pothuajse 4 fish më shumë sesa 10 vite më parë”- u shpreh kryeministri.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore tha se mosdeklarimi i pagave dhe emigracioni i lartë i shqiptarëve dëmtojnë reformën e pensioneve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: