Vendimin nëse Gazmend Bardhi do të jetë sërish kryetar grupi në sesionin e ri parlamentar Sali Berisha thotë se do ta marrë grupi parlamentar, por se ai thotë që ka vlerësimin maksimal për punën e tij.
Berisha është kujdesur të mos deklarojë as votën e tij për këtë çështje, ndërsa kujtojmë se Bardhi mori rezultate zhgënjyese në Fier gjatë zgjedhjet të majit të këtij vitit. Gjithashtu Berisha ka deklaruar se nuk do ta hapë ai seancën e parë të këtij sesioni si deputeti pasi nuk mund të legjitimojë në parlament që vjen nga votat e vjedhura.
Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator?
Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar.
Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator?
Berisha:Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton.
Ju do e votoni?
Berisha:A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Kaq.
Do ta hapni seancën e 10 shtatorit?
Berisha:Nuk mund ta hap kurrë një Parlament jolegjitim, nuk mund t’i bëj vendit tim një anti-shërbim të tillë. Po të ishte legjitim, do ta bëja me kënaqësi. Ky Parlament nuk përfaqëon vullnetin e qytetarëve shqiptarë./ Versus.al







