POLITIKË /

Berisha “ankohet” tek të rinjtë e FRPD: Të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës!

Shkruar nga Versus

Berisha “ankohet” tek të rinjtë e FRPD: Të gjitha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha organizoi takim me të rinjtë e FRPD, ku hodhi akuza ndaj qeverisë dhe sistemit gjyqësor. Berisha deklaroi se të gjitha pushtetet janë përqendruar në një dorë të vetme, atë të Edi Ramës, prandaj kërkoi nga të rinjtë e pranishëm ti bashkohen protestës së PD-së, që do të organizohet ditën e nesërme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

"Takimi me të rinjtë është natyrisht takimi më cilësor, takimi më i rëndësishëm.

Edhe ky takim sot është për mua takimi më i rëndësishëm sepse takohemi bashkë vërtet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.

Takohemi në një moment kur diktatura autokratike, e cila është një diktaturë që pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet.

Por sot ne ndodhemi në qeverisjen e një personi, i cili për hir të së vërtetës, ndan me etërit e tij biologjikë psikologjinë më mjerane, psikologjinë më të keqe të njeriut.

Ndan me etërit e tij biologjikë armiqësinë e egër me kundërshtarin dhe përdorimin e çdo mjeti kundër tij, faktikisht kundër pluralizmit.

Sot, në qoftë se i ati i atij, në atë diktaturën totalitare, në të cilën Kushtetuta e ndalonte mendimin ndryshe dhe disentin, firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë sepse thurnin vargje për lirinë, për Kosovën apo për të drejtat e njeriut, sot bastardi i tyre, pasardhësi i tyre me emër Edi Rama, burgos në vit elektoral kryetarët e partive politike në mënyrë që të marrë me çdo kusht mandatin.

Sot, në këtë diktaturë, njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë.

Dhe ju e patë, ju ftoj të mos e harroni kurrë ditën e djeshme, një ditë, u garantoj unë, e pashembullt në historinë e një shteti, ditë në të cilën kreu i shtetit, kryeministri, kryetari i parlamentit përballeshin me një prokuror që bënte ligjin, që donte ligjin, që donte të zbatonte ligjin.

Nuk kisha parë skena më tronditëse.

Ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka.

Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi, ta pezullojë zëvendëskryeministren mbi bazën e një mijë fakteve, mbi bazën e vjedhjeve të pafundme, për t’u përgjigjur para ligjit.”/Versus.al

Poll