POLITIKË /

Berishës i lejohet udhëtimi në SHBA, reagon Rama: Thashë se iu hoq damka! Qenka tjetër trushpëlarje

Shkruar nga Versus

Berishës i lejohet udhëtimi në SHBA, reagon Rama: Thashë se

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar në kuadër të deklaratës së një gazetari amerikan, i cili shprehej se DASH i ka lënë Berishës të hapur mundësinë që të udhëtojë drejt SHBA.

Duke ironizuar pretendimet e disa qarqeve mediatike për non-gratën, Rama e cilësoi këtë si "trushpëlarje shembullore". 

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…

Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”- shkruan Rama.

PD nga ana tjetër e mirëpriti lajmin ku pretendohet se kreu i PD mund të udhëtojë në SHBA, duke falenderuar DASH-in në emër të Berishës dhe aleatëve opozitarë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: