POLITIKË /

Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së? Partia Demokratike reagon për deklaratën e DASH

Kjo forcë politike shton në deklaratën e saj e drejta ka vonuar por është vënë në vend falë administratës së presidentit Donald Trump. 

Shkruar nga Versus

Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së? Partia Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se kreu i kësaj force politike, Sali Berisha mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në reagimin e saj, PD shkruan se vlerëson dhe përshendet qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan të bërë publike në mediat amerikane. 

Kjo forcë politike shton në deklaratën e saj e drejta ka vonuar por është vënë në vend falë administratës së presidentit Donald Trump. 

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë liria e Sali Berishës për të udhëtuar, por beteja e tij dhe demokratëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.

E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.

Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Departamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!

Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.

Ajo funksionoi edhe sot./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: