POLITIKË /

“Besuan një komunist” / Rama ironizion Berishën: Tropoja sot, destinacion turistik

Sipas Kryeministrit tropojanëve nuk u besohej se do të ndodhte ky zhvillim për faktin se i kishin besuar më parë ‘një komunisti’ nga këto anë që nuk kishte bërë asgjë në vitet e qeverisjes së tij, duke iu referuar Sali Berishës.

Shkruar nga Versus

“Besuan një komunist” / Rama ironizion Berishën: Tropoja

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët e Kukësit, foli për zhvillimin që ka pësuar Qarku i Kukësit dhe kujtoi vitet e fillimit kur, sipas tij, vinte në qytetet e qarkut dhe ato dukeshin të zymta.

Nga Kukësi, Rama foli edhe për zhvillimin e turizmit në Tropojë vitet e fundit. Sipas Kryeministrit tropojanëve nuk u besohej se do të ndodhte ky zhvillim për faktin se i kishin besuar më parë ‘një komunisti’ nga këto anë që nuk kishte bërë asgjë në vitet e qeverisjes së tij, duke iu referuar Sali Berishës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

“Kur vija në Kukës në ato fillime, Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte “largohu”. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, se projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend. Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë”, tha Rama.

“Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej: zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, nuk na besonin sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë", shtoi Rama. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: