Gjatë takimit që pati dje me të rinjtë e Elbasanit, kryeministri Edi Rama pati një moment bezdisjeje nga ana e një disa prej tyre të cilët fishkëllenin ndërkohë që duatrokitej.
Teksa fliste për mundësinë e integrimit në BE, Rama u kërkoi të rinjve që të ndalonin fishkëllimat, duke i konsideruar si një gjest që në BE bëhet kur nuk e do diçka, jo kur e do.
“Maqedonia e Veriut u bë kandidate për në BE në 2005-ën. Na është dhënë mundësia e një kalendari 3 vjet, deri në 2027-ën që të mbyllim negociatat. Do jetë rekordi absolut që një vend të mbyllë negociatat për 3 vjet. Sepse është puthur ylli i fatit tonë me fatin e Evropës.
Boll me atë fishkëllimën mor boll. Boll me atë fishkëllimën! Nuk fishkëllehet në BE kur do të thuash bravo, në BE fishkëllen kur do të thuash nuk më pëlqen”- u shpreh Rama. Versus.al








