POLITIKË /

“Berishën s’e kam takuar”, Binaj bashkon opozitën: Në terren s’do jem me kryetarët e partive

Binaj u shpreh i gatshëm për takime me kryetarët e partive politike, ndërsa theksoi se ka besim se mund të mposhtë kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu.

Shkruar nga Versus

“Berishën s’e kam takuar”, Binaj bashkon opozitën:

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e partive politike opozitare të cilat kanë dalë në mbështetje të tij për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen edhe pse data ende nuk është caktuar. Pjesë e takimit ishte edhe politologu, Ermal Hasimja, emri i të cilit u përmend gjatë negociatave si një ndër kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës.

I pyetur nëse është takuar me kryedemokratin Sali Berisha për të diskutuar rreth platformës zgjedhore, Binaj tha se nuk kishte patur një takim të tillë, por shprehu gatishmërinë të takohej me të gjithë kryetarët e partive opozitare.

“Nuk kam folur me zotin Berisha, por e kam thënë që në dalje në terren do jem pa kryesimin e kryetarëve, por jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të opozitës”- tha Binaj.

Aii shtoi më tej se kandidatura e tij është e pavarur dhe se nëse dikush e quan të varur, atëherë theksoi se është në varësi të të gjitha partive politike opozitare.

“Ky bashkim që po ndodh tani është tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodhë. Jam kandidat i pavarur i mbështetur nga të gjitha partitë e opozitës dhe nëse e sheh si një lloj varësie, atëherë po jam i varur nga të gjitha partitë opozitare që më mbështesin”- shtoi Florjan Binaj. Versus.al

Poll