Deputeti socialist, Erion Braçe, në emisionin "Kjo Javë" në News 24 ka folur për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, qëndrimin e këtij të fundit në qeli dhe nevojën e kryeqytetit për një drejtues.
Erion Braçe u shpreh se Erion Veliaj nuk duhet të qëndrojë në burg për sa kohë hetimet vijojnë ndërsa theksoi se qelia është vendi i vuajtjes së dënimit, dhe për këtë arsye ai duhet të jetë jashtë saj.
Deputeti socialist Erion Braçe nënvizoi se Erion Veliajt po i cënohen të drejtat themelore të njeriut duke u mbajtur në qeli.
Braçe theksoi se nuk po flet për Veliajn si njeri, por gjithçka ishte parimore.
"Është cënim shumë i madh i lirive e të drejtave të njeriut. Nuk po flas për personin Erion Veliaj, por për parimin. Burgu është një institucion i vuajtjes së dënimit, s'mund të jetë i pritjes së ngritjes së akuzës i zhvillimit të hetimvee, daljes në gjyq, marrjes së vendimit dhe shkuarjes së dënimit. Është cënim shumë i madh i lirive e të drejtave të njeriut.
Një shtetas që nuk përbën rrezik për shoqërinë apo lirinë e tjetrit, s’mund të jetë burgu pritjes së hetimit etj. Burgu duhet të jetë institucion i vuajtjes së dënimit.
Jam shumë dakord se çfarë po thuhet tani për këtë rast. Nuk dua të ushtroj as trysni as presion, por duhet të ruaj një standard dhe një sjellje në momentin që ka marrë një vendim dhe duhet të vendosë drejtësi për këtë rast, por dhe për qytetin”, tha Braçe
Deputeti socialist sqaroi edhe dufin e tij në rrjetet sociale.
“Qyteti meriton shërbim, është në kushte të vështira, unë e has vetë. Nuk është duf ai që them në rrjete sociale që isha mirë në fshat", tha Braçe.
