
Deputeti socialist, Erion Braçe foli me tone kritike në seancën plenare kundrejt ministrave socialistë, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit.
Braçe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.
Deputeti i PS-së, deklaroi se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin. Ndër të tjera shtoi se kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie, duhet të largohet.
“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” tha Braçe.
Socialisti kujtoi se tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
“Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën”, citoi Erion Braçe.
"Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meriton një skemë të re subvencionimi. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.
Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet", shtoi deputeti i PS.
Socialisti tha se skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve dhe se duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën.
“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” tha Braçe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.
