POLITIKË /

‘Brenda në market’, PD nxjerr videon: Si plotësoheshin fletat e votimit dhe futeshin në kuti

Shkruar nga Versus

‘Brenda në market’, PD nxjerr videon: Si plotësoheshin

Partia Demokratike ka publikuar video me pamje të tjera nga një qendër votimi në Elbasan ku pretendon se zgjedhjet janë manipuluar duke futur fleta të plotësuara nga njerëz të PS dhe duke u shfaqur më pas në formën e “trenit bullgar”.

Në videon e publikuar pa u theksuar se në cilën qendër votimi, duket ambienti i përshtatur për të votuar në një market nga ku komisionerët e PS manipulonin rezultatin duke plotësuar fletë votimi dhe duke mbushur më pas kutitë.

Pamjet tregojnë disa persona të pranishëm dhe një djalë të ri me badge të KQZ në qafë teksa ka qasje të plotë tek fletat e vulosura të votimit dhe më pas në një moment shihet teksa i plotëson.

Kryedemokrati Sali Berisha tha për mediat se në këtë mënyrë PS ka arritur të marrë këtë rezultat të thellë, duke manipuluar vullnetin e qytetarëve nëpërmjet “trenit bullgar”.

“Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.

Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai... Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale”- deklaroi kreu i PD. Versus.al

 

Poll