POLITIKË /

“Dako është arratisur nga vendi”, Berisha: Tritolin ia vuri Aldo Avdylaj, kishte pakënaqësi për “Pojën”

Berisha thotë se Avdylaj ia kishte shprehur pakënaqësinë edhe zv.drejtorit të policisë Durrës, Bujar Delialliasit i cili ishte në grupin e RENEA-s gjatë arrestimit të 37 vjeçarit.

Shkruar nga Versus

“Dako është arratisur nga vendi”, Berisha: Tritolin ia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë sa i takon tritolit të vendosur pranë hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në formë paralajmërimi.

Sipas Berishës, personi që e ka vendosur sasinë e tritolit gati për shpërthim, ka qenë Aldo Avdylaj, 37 vjeçari i arrestuar së fundmi nga forcat RENEA pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Berisha tha se Avdylaj kishte shfaqur pakënaqësi ndaj Dakos për të cilin pretendoi se është larguar jashtë vendit. Më tej kreu i PD tha se Avdylaj ankohej sepse e gjithë mbrojtja ishte përqendruar tek Elvis Doçi, “Visi i Pojës” dhe jo tek ai. Dhe sipas Berishës, kjo ka qenë arsyeja e arrestimit të Avdylajt në Tiranë.

Deklarata e kreut të PD:

Së fundmi, dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit?

Është kjo kështu? Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua.

Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua.

Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin. Çfarë ndodh tani? Bandat më të fuqishme po qërojnë rivalët e tyre nëpërmjet institucioneve që kontrollojnë. Kjo ndodhi edhe në Elbasan, kjo po ndodh në vendet e tjera. Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari dixhital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta. Versus.al

Poll