Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar videon e momentit kur forcat RENEA arrestojnë personazhin e rrezikshëm të shpallur në kërkim prej vitesh, Aldo Avdylajn.
37 vjeçari ishte fshehur në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Berisha bashkangjitur me videon ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital i cili shkruan se gjatë arrestimit, Avdylaj ka identifikuar Bujar Deljallisin, zëvendës ish-zëvendës drejtorin e policisë së Durrësit.
Përveç kësaj, Delijasi përmendet si person i lidhur ngushtë me grupin e Pojës së Durrësit, tjetër bandë e rrezikshme që sipas Berishës, ka lidhje të forta me qeverinë Rama.
“Ky esht arrestim Aldo Avdylit per kte qe flet ky Bujar Deliallisin esht mik i Pojes. Kte vidio e ka shpernda vet Bujari”- shkruan qytetari dixhital në postimin e Berishës.
Ndërkohë në video dëgjohet momenti kur Avdylaj i drejtohet personit që po filmonte: “Bujar ti je mo?” dhe ky i fundit i përgjigjet “po unë jam”. Versus.al







