POLITIKË /

Dash Sula nuk përmbahet në studion televizive: Nëse fiton Berisha do i puth këmbët

Ai premtoi se nëse PD e Berishës mund Ramën, do i ulet në gjunjë, do i kërkojë falje dhe do i puthë këmbët.

Shkruar nga Versus

Dash Sula nuk përmbahet në studion televizive: Nëse fiton Berisha

Deputeti opozitar Dashnor Sula deklaroi gjatë një interviste në Klan News se deri dje babai i tij shpirtëror ka qenë Sali Berisha, por ka mbetur i zhgënjyer. Ai premtoi se nëse PD e Berishës mund Ramën, do i ulet në gjunjë, do i kërkojë falje dhe do i puthë këmbët.
Por po ashtu thotë se nëse PD e tij humbet, duhet që Berisha dhe njerëzit e afërt me të, të mos justifikohen me vjedhjen e zgjedhjeve, sepse përndryshe partia do shkojë drejt zhdukjes.

“Unë e kam thënë dhe s’kam turp ta them që për mua deri dje Sali Berisha ka qenë babai im shpirtëror, por jam i zhgënjyer shumë. Biologjik është Rizai. I them Sali Berishës që nëse mund Edi Ramën dhe PS-në do i ulem në gjunjë, do i kërkoj falje, do i puth këmbët. Dhe nëse Sali Berisha dhe PD humbet, do duhet që Sali Berisha dhe ata afër me Sali Berishën të mos justifikohen më na i vodhi, por duhet të bëjnë kthesën 180 gradë që opozita duhet të bëhet alternativë të mundë Edi Ramën. Po vazhduam kështu do vemë drejt zhdukjes”, tha Sula.



 

Poll