Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Dekalog në Dritare Tv ku është shprehur se në rast se deri në prill të 2026-ës, nuk ripërsëriten zgjedhjet parlamentare, atëherë Berisha duhet të largohet nga kreu i PD dhe të mos garojë më.
Ai tha se kjo gjë duhet të ndodhë, në rast se kauza e Berishës për provimin e farsës elektorale nuk ka sukses.
“Në prill do të ketë zgjedhje dhe gjithë kupola e PD duhet të riformatohet. Një mandat i Berishës përfundon në prill të 2026-ës dhe nëse Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet që do të thotë kauza e tij për të vërtetuar farsën elektorale duhet të vazhdojë dhe duhet të ripsërsiten zgjedhjet… nëse nuk ripërsëriten zgjedhjet nuk duhet të rigarojë.
Atë strategji e diskutojmë edhe me kryetarin e PD. Ne nuk po bëjmë grusht shteti aty. Unë personalisht ia kam thënë Berishës që deri në 2026 duhet të ripërsërisim zgjedhjet. Por se çfarë më tha mbetet konfidenciale mes meje dhe atij”- deklaroi deputeti i PD. Versus.al







