
Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike mbi grabitjen e selisë në Cërrik, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i policisë vendore.
Sipas policisë, në vendngjarje nuk u konstatuan thyerje apo dëmtime të objektit, por pas verifikimeve u arrit në përfundimin se mungonte një televizor dhe një kompjuter. Denoncimi në polici u bë nga sekretarja e zyrës e cila ishte përshtatur në një lokal të marrë me qira.
"Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit"- thuhet në njoftimin zyrtar. Versus.al








