Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po protestojnë sot para parlamentit Europian në Strasburg ku po mbahet seanca plenare e eurodeputetëve për atë që ata e quajnë 'shtet diktatorial' pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, arrestin shtëpiak të liderit të tyre Sali Berisha dhe më e fundit arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas tyre të gjithë këto arrestime janë politike dhe bëhen me një qëllim të caktuar nga Edi Rama për të eliminuar opozitën.
Deputeti Edi Paloku u shpreh se është e domosdoshme të sensibilizohen ndërkombëtarët me atë që çfarë po ndodh në Shqipëri pasi nuk mjafton vetëm stabiliteti.
Edi Paloka: Sensibilizmi e eurodeputetëve është qëllimi i jonë. Nuk është e lehtë me ngjarje në Ukrainë dhe me atë që po ndosh në Lindjen e Mesme është e vështirë të tërheqësh vëmëndjen e ndërkombëtare në një vend që për fatkeq vota demokratike e sheh si një vend që mjafton të ketë vetëm stabilitet dhe nuk janë shumë të interesuar se si po shkon demokracia. Duke shtuar faktin se Rama shet çdo gjë të shqiptarëve për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarë. Është e domosdoshme të sensibilizojmë ndërkombëtarët për atë që po ndodh në Shqipëri. Ajo që ndodhi dhe së fundmi me ish-presidentin Ilir Meta një rrëmbim banditesk i bërë me qëllim nga Edi Rama është fundi i asaj që konsiderohet demokraci në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë dilem më se çfarë po ndodh në Shqipëri por duhet të sensibilizojmë dhe miqtë tanë ndërkombëtar se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Është tjetër marrëdhënia me institucionet dhe tjetër ata që Rama e quan marrëveshje ndërkombëtare, që është marrëdhënie korruptive e Ramës me ata që e cilësojnë veten si përfaqësues të institucioneve.
Ndërsa deputeti Tomorr Alizoti është shprehur se është Shqipëria nuk zgjedh dot sepse në Shqipëri zgjedh narkomania kjo është dhe arsyeja pse ata ndodhen sot në Stasburg.
Tomorr Alizoti: Është e domosdoshme sepse Shqipëria është vend kandidat për në BE. Dhe për të qenë vend kandidat i një grupi, i një bashkimi i cili ka disa kushte themelore. Madje që kur është bërë në kriteret e Kopenhagenit, kryesorja kanë qenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra kriteri kryesor për të qenë vend i BE duhet të kesh mundësi të zgjedhësh, Sot Shqipëria nuk zgjedh dot. Sot lista e Durrësit ka rënë. Sëpse në Shqipëri zgjedh narkomania, zgjedhin ata, dominojnë votimet në Shqipëri. Sot në Shqipëri ka duan banditët, kë duan gangsterët, ai fiton dhe e merr shumicën. Me thoni ju si ka mundësi, njerëz anonime, njerëz apolitikë janë më të votuarit në Shqipëri. Prandaj kjo është arsyeja që deputetë e PD janë dot këtu.
Ndërsa deputetja Dhurata Çupi është shprehur se kjo është një fushatë sensibilizueze me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Deputetja e PD-së shtoi se një nga përfaqësuesit që ishte në takim u suprizua dhe shokua nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria.
'Do doja edhe për ju të deklaroja që gjatë një takimi të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ishte në takim komunikonte me fjali të tilla që ne jemi të surprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria. Sigurisht grupi parlamentar ka dosje, ka dokumentacion të plotë, ku në kontakte me ndërkombëtarët iu ka paraqitur se çfarë ndodh në Shqipëri. Në Shqipëri sot nuk kemi demokraci funksionale. Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.' u shpreh Çupi./Versus.al








