Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të brendshme në Partinë Socialiste lidhur me Reformën në Drejtësi, duke theksuar se nuk pranon që ajo të quhet dështim.
Në një deklaratë për media, Rama tha se edhe po të kthehej mbrapsht, do të votonte 100 herë reformën, duke nënkuptuar se përplasjet dhe kritikat nga disa deputetë socialistë nuk ndryshojnë bindjen e tij për rëndësinë e procesit.
“Deputetët më akuzojnë mua si përgjegjës për reformën në drejtësi. Sipas perceptimit, ta quash dështim nga miratuesit e saj (deputetët e PS) do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme, të mos llogarisësh përtej kostove aktuale dhe të mos vlerësosh më shumë se sa komoditetin tënd. Ndërkohë që unë kam qenë kokëfortë në mbrojtjen e bindjeve të mia jam më tepër rezistent.
Se kam problem të pranoj gabime. Kjo është e provë e sigurt që nuk jam më i ri, por nuk gjej asnjë arsye strategjike për të pranuar opinion se reforma në drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht do zgjidhja reformën në drejtësi krahasimsiht më alternativën, atë batakun e llahtarshëm pa asnjë shans për të marrë respektin e askujt", tha Rama.


